Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, reagon Spiropali
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali pa reaguar pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Spiropali shprehet se “sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta” kundër qëndrimit të Kuvendit ndaj kësaj çështjeje.
“Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit!
Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!
Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time.
Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen”, shprehet Spiropali.
Në opinionin e publikuar Komisioni i Venecias nuk ka marrë një qëndrim të drejtpërdrejtë lidhur me vendimet specifike të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Xhaçkës, por ka ofruar një analizë të përgjithshme mbi mënyrën se si duhet trajtuar çështja e papajtueshmërisë së mandatit të saj në kuadrin kushtetues shqiptar. Sipas Komisionit, Parlamenti duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke vepruar në përputhje me ato vendime pa e kushtëzuar këtë me vullnetin e shumicës parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë