Incident në Londër: Makina merr përpara njerëzit në trotuar, disa të plagosur

25 Dhjetor 2024 | 13:40

Një burrë është arrestuar në Londër nën dyshimet për tentativë vrasje, pas një incidenti të ndodhur në orët e para të ditës së Krishtlindjes, ku me makinën e tij u fut në një trotuar të populluar me njerëz.

Si pasojë e incidentit katër persona u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Policia ka njoftuar se ngjarja është e izoluar dhe nuk ka lidhje me aktet terroriste. Një kordon sigurie është vendosur jashtë Teatrit Sondheim, i njohur për shfaqjen e muzikalit Les Miserables, ndërsa autoritetet kanë siguruar vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Në vendngjarje janë gjetur disa objekte, përfshirë njolla gjaku, një xhaketë, një palë këpucë dhe një kapele.

Zëvendës Ndihmës Komisioneri Stuart Cundy ka deklaruar se forcat e policisë reaguan menjëherë dhe arrestuan të dyshuarin “brenda pak minutash”. Ai shtoi se, sipas hetimeve paraprake, i dyshuari ka qenë i përfshirë në një grindje në një klub nate përpara se të hipte në makinën e tij dhe të ngjitej në trotuar. Policia po i bën thirrje çdo personi që mund të ketë informacion lidhur me ngjarjen, të kontaktojë autoritetet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026