Aksidenti ajror në Kazakistan, reagon Rama: Ngushëllime për vendet vëllazërore

25 Dhjetor 2024 | 15:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në platformën X lidhur me aksidentin tragjik ajror të ndodhur këtë të mërkurë në Kazakistan.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.

Kujtojmë se një avion pasagjerësh i Azerbajxhanit, që nisej nga Baku me synim për në Grozny, Çeçeni, u rrëzua ditën e sotme në Kazakistan pranë qytetit Aktau.

Sipas Ministrinë së Emergjencave të Kazakistanit janë 39 të vdekur dhe 30 të mbijetuar, ndërsa në bord ishin 69 persona, përfshirë edhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Avioni i rrëzuar ishte një Embraer 190.

Autoritetet shpjeguan se fluturimi kishte ndryshuar kurs për shkak të një problemi teknik dhe se do të tentonte një ulje emergjente. Pasagjerët ishin kryesisht azerbajxhanë, megjithëse në bord kishte edhe rusë, kazakë dhe kirgistan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026