Biden shpall zyrtarisht shqiponjën kokëbardhë zog kombëtar të SHBA

25 Dhjetor 2024 | 18:32

Shqiponja kokëbardhë (Haliaeetus leucocephalus), simbol i fuqisë së Shteteve të Bashkuara për më shumë se 240 vjet, u bë zyrtarisht zogu kombëtar i vendit.

Presidenti Joe Biden e nënshkroi legjislacionin e dërguar tek ai nga Kongresi, duke e shndërruar në ligj. Me këtë legjislacion amendamentohet Kodi i Shteteve të Bashkuara për ta bërë shqiponjën kokëbardhë zog kombëtar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Shqiponja kokëbardhë paraqitet në stemën e Shteteve të Bashkuara, që përdoret në dokumente zyrtare, që nga viti i largët 1782, kur ishte finalizuar dizajni. Stema përbëhet nga shqiponja, një degë ulliri, heshtat, një fushë të ngjashme me flamurin, motoja “E Pluribus Unum” dhe një plejadë yjesh. Kongresi po atë vit e kishte caktuar shqiponjën kokëbardhë si emblemë kombëtare dhe pamja e saj paraqitet në shumë hapësira, përfshirë dokumentet, flamurin presidencial, shenjat ushtarake e dollarin amerikan, sipas uebfaqes zyrtare të Qeverisë së ShBA-së.

Megjithatë, shqiponja kokëbardhë kurrë nuk është caktuar zyrtarisht me epitetin të cilin shumë njerëz mendonin se ekzistonte – zog kombëtar. Shqiponja kokëbardhë është banore indogjene e Amerikës së Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026