Zelensky e quajti ç’njerëzor sulmin në Ukrainë, reagon Moska: Ne arritëm objektivat
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Rusia bëri një “zgjedhje të vetëdijshme” duke nisur një sulm të madh brenda natës në infrastrukturën energjetike të vendit të tij në ditën e Krishtlindjes.
Ai i quajti ato “çnjerëzore” dhe tha se po punohet për të rivendosur energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.
“E keqja ruse nuk do ta thyejë Ukrainën”, shtoi ai.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin zbuluar 184 raketa dhe drone, por shumë prej tyre u rrëzuan ose humbën objektivat e tyre.
Nga ana tjetër, Moska ka reaguar lidhur me sulmin duke e konfirmuar dhe pretenduar se qëllimi i saj ishte arritur.
Mbrojtja ruse konfirmoi se forcat e saj kishin kryer një “sulm masiv” në objektet “kritike” të energjisë në Ukrainë, ndërsa shtohet se sulmi kishte qenë një sukses dhe të gjitha objektivat u goditën. Sulmi çoi në ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, duke përfshirë në kryeqytetin Kiev, ku disa banorë u strehuan në stacionet e metrosë.
“Ky ishte sulmi i 13-të i madh ndaj sektorit energjetik të Ukrainës këtë vit, tha kompania më e madhe private e energjisë në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset