U arrestua në 2023, Prokuroria e Korçës çon për gjykim falisifikatorin e dokumentave

26 Dhjetor 2024 | 12:37

Një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara në Korçë dhe materialet brenda tij u sekuestruan nga policia me 24 korrik të vitit 2023 ndërsa sot Prokuroria e Korçës ka dalë me një njoftim ku thotë se ka dërguar për gjykim shtetasin Artur Rakipi.

Sipas Prokurorisë së Korçës ky person ka përdorur dhe falsifikuar një sasi të madhe vulash të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptare dhe të huaja, të cilat i janë sekuestruar gjatë kontrollit të banesës në 2023.

Njoftimi i Prokurorisë së Korçës

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për tetë vepra penale në lidhje me falsifikimet, si ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave’, ‘Falsifikimi i vulave’, etj, si dhe ‘Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale’ apo ‘Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit’.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147/1 të vitit 2023, rezultoi se shtetasi A.R. në bashkëpunim me persona të tjerë, kryenin veprimtari të paligjshme në fushën e falsifikimit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, provoi se ky shtetas dispononte një laborator me të gjitha pajisjet e nevojshme për fabrikimin e dokumentave në mënyrë të jashtëligjshme, në një apartament të ndodhur në Rr. “28 Nëntori”.

Ky shtetas, falsifikonte letërnjoftime, pasaporta, dokumenta zyrtare dhe së fundmi dhe kartëmonedha shqiptare dhe të valutave të huaja, të cilat i tregtonin për një çmim 15 – 20% të vlerës së tyre. Madje ai e vijoi këtë aktivitet të paligjshëm edhe pas masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke vijuar me të njëjtin aktivitet për të cilin ishte nën hetim.

Me kërkesë të prokurorisë u kryen edhe veprime simuluese për blerjen e dokumenteve false kundrejt pagesës dhe pas marrjes, dokumentet iu nënshtruan ekspertimit teknik nga ku u vërtetua edhe fakti se ato ishin false.

Nga hetimet rezultoi se pasi kryhej procesi i falsifikimit, dyshohej se këto porosi i dorëzoheshin shtetasit B.D, i cili kryente rolin e ndërmjetësit duke bërë të mundur dhe kontaktin fizik me porositësin si dhe marrjen e pagesës prej tyre. Për këtë shërbim ndërmjetësimi, ky shtetas mbante një pjesë të pagesës ndërsa pjesa tjetër i shkonte falsifikatorit.

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën printera, kompjutera, prerëse dokumentash, vula të improvizuara, pasaporta të shteteve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dokumenta të ndryshme të falsifikuara, bojra për printera, etj. Prokuroria sekuestroi vula të shumta në gjuhë të ndryshme, celularë, laptopë, skanera dhe printera e pajisje për stampime e pulla të ndryshme. Po kështu u sekuestruan pasaporta të shumta të shtetasve amerikanë, francezë, grekë, kanadezë, bullgarë, Italianë e shqiptarë, etj të cilat më pas rezultuan të vjedhura ose të humbura dhe përdoreshin si model për të kryer falsifikimin

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në përfundim se shtetasi A.R. ka falsifikuar një sasi të madhe leje drejtimi, leje qëndrimesh të shteteve të ndryshme, certifikata të aftësimit profesional, karta shëndeti për shtete të huaja si dhe një sasi mjaft të madhe letërnjoftimesh e pasaportash shqiptare dhe të shteteve të ndryshme.

Në rastin konkret, rezulton se shtetasi A. R., ka përdorur dhe falsifikuar një sasi të madhe vulash të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptare dhe të huaja, të cilat i janë sekuestruar gjatë kontrollit të banesës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë së Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026