Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, aksidentoi efektivin e policisë në krye të detyrës

26 Dhjetor 2024 | 13:31

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes nga një 21-vjeçar i cili është vënë nën prangat e policisë.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” rreth orës 01:00 ndërsa i riu me iniciale R. B., është arrestuar nga Policia e Tiranës. Efektivi 30-vjeçar me iniciale S. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu Policia e Tiranës njofton se;

“Po nga ky sektor u arresuan shtetasitN.B, 41 vjeç, në Qafë-Kashar, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

A.G, 19 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

F.M, 63 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale.

Komisariati i Policisë Nr.5, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim R.Sh, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B.Sh, 20 vjeç, pasi në Yrshek, nga kontrolli fizik të ushtruar ndaj këtij shtetas, sherbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis”. thuhet në njoftimi ne Policisë së Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026