Mosthirrja zhgënjeu lojtarin kuqezi, Mehmeti analizon Anglinë: Jetoj për atë duel
Përballja ndaj Anglisë, e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror, pritet me padurim nga tifozët, por jo vetëm, madje edhe nga vetë futbollistët. Diçka të tillë e ka konfirmuar mesfushori i Bristol City, Anis Mehmeti. 23-vjeçari, në një reagim për mediat britanike, ka analizuar këtë duel, por ka pohuar gjithashtu se është zhgënjyer kur nuk u thirr nga trajneri Sylvinho.
“Kam luajtur tre herë për Shqipërinë, por ka pasur një periudhë ku nuk jam thirrur gjatë vitit të kaluar. Kjo është zhgënjyese, por shpresoj se do të kem një shans për të luajtur kundër Anglisë. Unë gjithmonë bëj shaka me djemtë se, me respekt, nuk më intereson kush është para meje. Ndeshja Angli-Shqipëri është ajo lloj sfide për të cilën jeton,” tha lojtari.
Mehmeti u grumbullua për herë të parë në vitin 2023, por nuk arriti të linte gjurmë, megjithatë mbetet një futbollist shumë premtues për Kombëtaren Kuqezi. Ai është lindur në Islington të Britanisë së Madhe, por gjithmonë ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë.
“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge