Dy gra të vdekura dhe dy persona të plagosur nga një sulm me thikë në Londër

27 Dhjetor 2024 | 07:37

Dy gra kanë vdekur dhe një adoleshent dhe një burrë janë plagosur rëndë në një goditje të dyshuar me thikë në një pallat.

Ato u gjetën nga policia pas një incidenti në Santa Cruz Avenue, Bletchley, në Milton Keynes rreth orës 18:36 të ditës së Krishtlindjes.

Gratë, të moshës 38 dhe 24, vdiqën në vendngjarje, ndërsa burri rreth të 20-tave dhe djali u dërguan në spital, ku mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Një 49-vjeçar nga Milton Keynes u arrestua nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe mbeti në paraburgim nga policia.

Po ashtu me thikë u godit edhe një qen i cili u dërgua te veterineri por nuk mbijetoi.

Policia e Luginës së Thames konfirmoi se një hetim për vrasje ishte duke u zhvilluar dhe palët ishin “të njohura me njëri-tjetrin”.

Det Ch Insp Stuart Brangwin, nga njësia kryesore e krimeve, tha: “Së pari do të doja të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e grave që kanë vdekur tragjikisht në këtë incident tronditës.

“Pjesëtarët e publikut do të shohin një prani të madhe policie në zonë ndërsa hetimi ynë do të zhvillohet. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju lutemi mos ngurroni t’i drejtoheni oficerëve tanë dhe ata do të bëjnë çmos për të ndihmuar.”

Homazhet me lule janë lënë pranë kordonit të policisë në zonë.

Një familje u pa duke lënë dy buqeta me lule, së bashku me një arush pelushi gri të veshur me një veshje të Santa Claus, në kangjellat përreth një zone lojrash për fëmijë në Santa Cruz Avenue.

Një grua, e cila tha se nuk e njihte të ndjerin, tha: “Kjo është një zonë e bukur. Ju nuk prisni të shihni një gjë të tillë këtu.”

Shazna Muzammil, një këshilltare konservatore në Këshillin Bashkiak të Milton Keynes, tha në një deklaratë në X : “Kjo është e tmerrshme në ditën e Krishtlindjeve dhe ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Bletchley.

“Mendimet tona janë me familjet, miqtë dhe fqinjët e dy grave që kanë humbur jetën tragjikisht”.

Kisha lokale e Shën Jozefit tha se do të hapë sallën e shkollës nga ora 16:00 deri në orën 19:00 të dielën, për ata që kërkojnë një “moment meditimi ose lutjeje të qetë, për të ndezur një qiri ose thjesht për të pirë një filxhan çaj dhe një bisedë. “ pas ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026