‘Betlehemi i gjallë’ në Hajmel, rijetëzohet historia e lindjes së Krishtit
“Për të 5-tin vit me radhë Hajmeli hap dyert për “Betlehemin e gjallë” eksperiencën unike të jetëzimit të historisë së lindjes së Jezukrishtit”
Qindra vullnetarë nga zona e Hajmelit dhe fshatrat përreth kanë rijetëzuar momentet biblike të lindjes së krishtit.
Çdo gjë është e përgatitur në detaje që nga veshjet, tek aktrimi dhe realizimi i personazheve nga libri i shenjtë.
“Tesh 5 vite që marrim pjese në këtë edicion, ne imitojmë qytetin e Betlehemit ku krishti ka lind dhe ka ba jetën tokësore. Të paktën dy muaj me intensitet të madh. Të gjitha punët janë ba vullnetare”, këpucari.
Organizatorët thonë se kjo eksperiencë po perfeksionohet çdo vit, ndërsa numri i vizitorëve është gjithnjë më i lartë.
“Kërë vit ka marrë më shumë kohë pasi kemi zgjeruar rrugët , kemi zgjeruar dhe Betlehemin. 2 muaj duhen për përgatitjen , angazhohen të gjitha ata që kamë rrol në aktrim , përfshihen si vullnetarë, këto mund të jenë rreth 300. Kjo është diçka që dhe ne na sfidon realisht”,-tha Gjon Shtjefni, organizator.
Vizitorët janë të shumtë, nga fëmijët tek të rriturit, madje dhe të huaj .
“Është hera e parë këtu dhe më pëlqen shumë. Është impresionuese se si njerëzit ndërveprojnë bashkë dhe skenat janë magjike”,-tha gruaja amerikane.
Kjo eksperiencë unike tashmë është kthyer në pelegrinazh turistik çdo fundvit në zonën e Hajmelit duke e bërë të njohur këtë fshat në të gjithë Shqipërinë. Për të gjithë ato që e kanë humbur, organizimi i rrahës do të jetë data 2 janar.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 22:22 Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota
- 22:19 Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
- 21:53 E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën
- 21:52 SHBA po shqyrton planin që të blejë Ishujt Chagos nga Mauritiusi
- 21:45 Sulmi i Iranit, reagon Izraeli: Teherani duhet të digjet sonte
- 21:39 Një tërmet i fortë godet Butanin, sa ishte magnituda