U përplas nga makina mbrëmjen e djeshme, ndërron jetë në spital 65-vjeçari

28 Dhjetor 2024 | 10:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 65 vjeçar, Afmet Kërçiku nga Klosi.

Një automjet ka përplasur këmbësorin 65-vjeçar, i cili në atë moment nuk ishte në vendkalimin e këmbësorëve.

65-vjeçari u transportua me autoambulancë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve nga Trauma, i plagosuri ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit kësaj të shtune, si pasojë e plagëve të marra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026