Çfarë dihet nga rrëzimi i avionit me 181 persona në bord në Korenë e Jugut?
Përplasja e avionit në Korenë e Jugut është quajtur si fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë e aviacionit të Koresë së Jugut me një numër të lartë prej 179 viktimash deri më tani.
Raportohet se viktima më e re ishte një djalë tre vjeçar, sipas listës së pasagjerëve të parë nga mediat lokale, dhe esë nga të vrarët në aksident ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Më i madhi ishte një burrë 78 vjeç.
Avioni Boeing 737-800 – Jeju Air fluturimi 7C2216 nga Bangkok , mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Mediat lokale raportojnë se avioni ishte duke bërë një përpjekje të dytë për tu ulur pasi mjetet e saj të uljes nuk u hapën, raportojnë mediat lokale.
Dëshmitarët në terren raportuan se kishin dëgjuar një “shpërthim të fortë” dhe kishin parë shkëndija në motorin e avionit përpara se të rrëzohej.
Avioni doli nga një pistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Muanit dhe u përplas me një mur, duke shpërthyer në flakë.
Zyrtarët thonë se disa zogj mund të kenë goditur një motor përpara përplasjes, raporton Agjencia e Lajmeve Yonhap.
Sipas ministrisë së transportit të Koresë së Jugut, kulla e kontrollit të aeroportit e paralajmëroi aeroplanin për goditjen e shpendëve dhe i dha leje pilotit të ulet në një zonë tjetër në normalitet.
Nga ana tjetër, dy anëtarët e ekuipazhit që u shpëtuan janë në spital.
“Nga një prej motorëve doli tymi dhe më pas shpërtheu”, tha zonja Ku, një stjuardesa në të 20-at, për agjencinë e lajmeve Yonhap.
Një tjetër stjuardese e mbijetuar, ka pësuar një frakturë në shpatullën e majtë dhe lëndime në kokë, sipas gazetës Aju Business Daily.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta