Rrëfehet Marash Kumbulla: Më kërkoi Italia por ndjehem shqiptar

29 Dhjetor 2024 | 16:22

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla ka zhvilluar një bisedë mbi karrierën e tij futbollistike, ndërsa ka analizuar momentet më të veçanta.

Në një rrëfim për rg.org 24-vjecari tregoi periudhën ku zgjodhi komëbtaren shqiptare, përpara asaj italiane.

“Kam luajtur më Shqipërinë që kur isha 15 dhe kur mbusha 19, më duhej të zgjidhja mes Shqipërisë dhe Italisë për ekipin e parë. Edhe pse më kërkonte Italia të luaja me të, unë nuk kisha dyshime. E gjithë familja ime është nga Shqipëria, unë ndjehem shqiptar dhe dëshiroja të luaja për të”.

Ai gjithashtu foli dhe për eksperiencën te Roma, si dhe vlerësoi trajnerin Juric.

“Nga të gjithë trajnerët me të cilët kamë punuar, Juriç kishte influencën më të madhe te unë si lojtar. Ai më dha mundësinë kur isha vetëm 19 vjeç. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës çdo ditë, pasi ai më ndihmoi të ndryshoja jetën. Kalimi te Roma për 30 milionë euro? Nuk po mendoja për vlerën në fillim, dëshiroja thjesht të luaja futboll. Kishte shumë trysni, Roma ka një ekip të madh në Itali ku tifozët kërkojnë shumë”.

Aktualisht Kumbulla është në huazim te Espanyol ku duket se ka gjetur veten, ndërsa ka arritur të shënojë dhe 1 gol.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026