“Paleta e vjetër”, ekspozita e Roland Karanxhës me portretet e aktorëve të Korçës

30 Dhjetor 2024 | 18:37

Në Korçë është çelur ekspozita personale e piktorit të mirënjohur, mjeshtrit të madh Roland Karanxha.

Ekspozita e titulluar “Paleta e vjetër” ka sjellë në mjediset e Galerisë “Guri Madhi” portretet e aktorëve të teatrit të Korçës.

“Me një lloj stokoje pasi vizatoj kompozimin, vendos stokon ku krijoj një lloj frakture. Mbasi thahet filloj vendos ngjyrën dhe ajo krijon disa gjëra të veçanta. Punoj gjatë gjithë ditës, vetëm ndonjë arsye madhore me ndalon. Nuk ka ditë që të mos punoj. Punoj sepse kam ide, kam emocion qe duhet ta hedh. Dhe kjo pikturë ka porterete të aktorëve të teatrit, tha Roland Karanxha.

Për piktorin Romeo Goliku, pikturat e Karanxhës për nga realizimi janë krejt të veçanta nga të gjitha ato të piktoreve të tjerë, madje dhe atyre jo shqiptare.

“Këtë teknike unë nuk e kam parë, në asnjë vend. Kam dalë, kam parë dhe galeri të huaja por këtë teknike nuk e kam hasur askund. Kam parë piktorë që kopjojnë, huazojnë, bëjnë ato që kanë bërë të tjerët dikur, ndërsa Karanxha është individual dhe i veçantë, e kërkon dhe nuk e gjen askund këtë teknike”, tha piktori Romeo Goliku.

Në ekspoziten e fundit Karanxha krahas portreteve të artistëve me të njohur të teatrit dhe kinematografisë, ka sjelle edhe punime te tjera, te gjitha ne te njejten teknikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026