Hidhet në lumin Drin t’i japë fund jetës, policia shpëton 83-vjeçarin

31 Dhjetor 2024 | 14:30

Një 83-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në lumin Drin, por është shpëtuar në kohë nga patrulla e përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Gjatë patrullimit të zakonshëm, efektivët e policisë kanë vënë re se një shtetas ishte hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin. Ata kanë reaguar menjëherë, duke marrë një varkë dhe nxjerrë 83-vjeçarin, i cili ishte ende me shenja jete, nga uji.

I shpëtuari, shtetasi L. P., 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë asistencën mjekësore të nevojshme. Policia po vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026