Të huajt festojnë në Korçë, qindra turistë nisin vitin e ri në Juglindje
Korça ka qenë destinaconi i fundvitit për qindra turistë të huaj nga Europa dhe Amerika latine. Ata kanë festuar në qendër të qytetit, më dëshirën për t’u kthyer sërish vitin e ardhshëm.
Edhe këtë vit Korça ka qenë qyteti që ka tërhequr më shumë turistë vendas e të huaj, të cilët në momentin e ndërrimit të viteve kanë qenë të shumtë në shesh ashtu siç kanë qene banorët e këtij qyteti, të cilët i kanë uruar njeri tjetrit vitin e ri 2025.
Ndryshe nga vitet e tjera, Korça këtë fundvit ka patur turistë nga vende të ndryshme të Europës dhe jo vetëm që kishin zgjedhur këtë qytet për të kaluar festat. Ata janë shprehur se atmosfera festive i ka bindur për t’u rikthyer përsëri vitin që vjen
“Vij nga Moldavia. Një qytet i bukur, qytet mikpritës, atmosfera këtu është fantastike. Shpresoj të rikthehemi përsëri”, thotë një turiste.
“Jetoj ne Kolumbi. Kisha dëgjuar në internet për Korçën. E dua shumë qytetin dhe dua të vij përsëri. Gjëja më e bukur janë njerëzit, shumë mikpritës”, shprehet një tjetër.
Edhe vizitorët e ardhur nga qytete të tjera kanë treguar se Korça ka gëzim e atmosferë
Natën e ndërrimit të viteve bashkia e Korçës e ka bërë elektrizuese me spektaklin që ka dhuruar me fishekzjarret
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta