I dënuar me burgim të përjetshëm, kapet në Athinë i shumëkërkuari Jani Alia

3 Janar 2025 | 11:14

Është arrestuar ne Athine, i shumëkërkuari i drejtësisë Jani Alia. Ai është dënuar në vitin 2018 me burgim te përjetshëm për vrasjen ne ish-bllok te Elton Çiços.

I shumëkërkuari i drejtësisë, Jani Alia, i dënuar me burgim të përjetshëm, është vënë në pranga në Greqi. 47-vjeçari fshihej në Athinë dhe tashmë Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Jani Alia u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-bllokut në Tiranë më 1 maj 2016 dhe dënua me burg përjetë, 2 vite më vonë.

Dyshohet se hasmëria mes tyre kishte nisur që në Greqi, ku ndodheshin në të njëjtin burg.

Ndaj Aliat, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më 9 qershor 2023 apeli  i GJKKO la në fuqi konfiskimin e 7 pasurive në emër të familjarëve të Jani Aliajt, nga të cilat katër njësi tregtare, dy sipërfaqe me ullinj dhe një vilë në Borsh, të cilat sot janë pronë e shtetit.

“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas”,-thuhet në njoftim

LEXON GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026