Biden dekoron Wintour, Bono dhe Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë

5 Janar 2025 | 17:11

Botuesja e revistës “Vogue”, zonja Anna Wintour, vokalisti i grupit U2, Bono dhe miliarderi George Soros janë mes atyre që kanë marrë nderimin më të lartë civil të Amerikës, nga presidenti në ikje Joe Biden.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton u bashkua me aktorët Denzel Washington dhe Michael J Fox, të cilët morën gjithashtu Medaljen Presidenciale të Lirisë në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Në tërësi gjatë këtij viti janë 19 personat që janë dekoruar me medaljen në fjalë, për merita të veçanta në fushën e kulturës, politikës dhe aktivizmit.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se marrësit e çmimit prestigjioz ishin zgjedhur pasi janë njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin e tyre dhe mbarë botën.

“Së bashku, ju po lini gjurmë të jashtëzakonshme dhe jam i sinqertë kur them se këto gjurmë janë një kontribut për vendin tonë”, deklaroi Biden në ceremoninë e mbajtur ditën e shtunë.

Këngëtari Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, është i  njohur për fushatën kundër varfërisë dhe mbështetjes së personave të infektuar me HIV/AIDS.

Edhe Wintour, një nga ikonat e modës, ka punuar si kryeredaktore e “Vogue” që prej vitit 1988 dhe përmes akteve të bamirësisë ka ndihmuar në mbledhjen e 20 milionë dollarëve për kërkimet e antivirusit të AIDS.

Filantropi George Soros u vlerësua për mbështetjen e organizatave dhe projekteve që forcojnë demokracinë nëpër botë.

Ylli i kinemasë së viteve ’90, Michael Jay Fox u vlerësua për mbështetjen e tij në kërkimet shkencore për kurën ndaj parkinsonit.

Biden i rezervoi ndërkohë një përqafim vëllazëror aktorit tjetër Denzel Washington, pasi i dorëzoi medaljen. Ndërsa Hillary Clinton u prit me ovacione nga të pranishmit kur i erdhi radha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026