“Vizitova kufirin tokësor Itali-Turqi”- Ish-ministrja britanike bën gafën e rëndë

6 Janar 2025 | 14:50

Ish-ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, është përballur me kritika të ashpra pasi bëri një lapsus të rëndë  gjatë një interviste për radion LBC. Teksa fliste për emigracionin, ajo deklaroi se kishte vizituar një mur të ndërtuar nga Italia në kufirin tokësor me Turqinë për të frenuar ardhjen e emigrantëve.

Në deklaratën e saj, Braverman tha: “Italia ka përforcuar kufijtë e saj. Ata ndërtuan një mur. Unë shkova ta shikoja atë mur. Ata ndërtuan një mur në kufirin tokësor midis Italisë dhe Turqisë. Ata kanë dronë, automjete të blinduara dhe ushtarë. Shifrat që kalojnë atë kufi kanë rënë.”

Deklarata e ish-ministres konservatore nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit ironizuan kufirin inekzistente mes dy vendeve që ndodhen qindra kilometra larg.

Pas kritikave të shumta, Braverman pranoi gabimin e saj përmes një postimi në platformën X, ku tha se e kishte ngatërruar Italinë me Greqinë.

“E shkëlqyeshme të bashkohesha me LBC këtë mëngjes. Faleminderit për diskutimet e shkëlqyera mbi barkat e vogla, Izraelin dhe politikat arsimore të Laburistëve. Dhe, padyshim, kisha parasysh kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë, të cilin e vizitova dhe ka qenë shumë i suksesshëm!”

IncidBraverman, u shkarkua nga posti i ministres së Brendshme nga kryeministri Rishi Sunak, teksa ishte në qendër të polemikave për qëndrimet e saj mbi emigracionin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026