Ritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Kinë: Të paktën 95 të vdekur
Tërmeti 7.1 ballë të shkallës Rihter që goditi rajonin malor të Tibetit këtë të martë në mëngjes, ka shkaktuar mjaft humbje jete dhe disa të plagosur. Numri i të vdekurve, i dhënë nga media shtetërore kineze, tani është rritur në 95 dhe 130 persona u raportuan të jenë lënduar.
“Gjithsej 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 130 të tjerë të plagosur që nga ora 15:00 (07:00 GMT),” tha agjencia e lajmeve kineze Xinhua.
Gjithashtu, për pasojë mbi 1000 shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti në Tibet të Kinës.
Ka tre qyteza dhe 27 fshatra brenda 20 km (12 milje) nga epiqendra e tërmetit, i cili e kishte epiqendrën e tij lart në rrafshnaltën e largët tibetiane afër kufirit Himalayan me Nepalin , rreth 50 milje në veri të malit Everest .
Këto zona të prekura kishin një popullsi totale prej rreth 6,900, raportoi media shtetërore kineze. Më shumë se 1000 shtëpi raportohet se janë dëmtuar.
Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.1 është e vendosur në Tingri , një qark rural kinez i njohur si porta veriore për në rajonin e Everestit.
Forcat ajrore kineze kanë nisur përpjekjet e shpëtimit dhe dronët në zonën e prekur mes kushteve nën ngrirje.

LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në