Në shkurt ulet çmimi i energjisë! ERE shqyrton kërkesën: Kush përfiton
Çmimi i energjisë elektrike pritet të ulet nga data 1 shkurt. Që nga viti 2014, familjarët paguajnë në faturën mujore kilovatët e harxhuar me cmimin 9.5 lekë pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH, dhe cmimi ka mbetur i pandryshuar megjithë ulje-ngritjet që kanë prodhuar krizat apo mirëmanaxhimi brenda një dekade.
Por, qeveria mendon se me rritjen e prodhimit vendas, arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet, sot është e mundur që cmimi të ulet.
Për të realizuar këtë mundësi, vendimin përfundimtar do ta marrë Enti Rregullator i Energjisë, i cili po shqyrton aplikimin që ka çuar OSHEE, për çmimin e ri të shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal.
Euroneës Albania mëson se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, ndërsa bizneset dhe institucionet do të vazhdojnë të paguajnë më cmimin e sotëm.
Vendimi që do të marrë ERE do të përfshijë periudhën shkurt- dhjetor të këtij viti, ndërsa cmimi i ri do të caktohet brenda kësaj jave.
Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike, u lajmërua nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, ditën e parë të vitit 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta