Ndërtohet tuneli i Murrizit, Balluku: Kur pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve
Në rrugën e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, punimet në tunelin e Murrizit, me gjatësi 3,7 km, kanë përfunduar. Gjatë inspektimit të kësaj vepre, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se makinat do të nisin të kalojnë në muajin mars.
“Puna në tunelin e Murrizit, një ndër veprat më të rëndësishme të rrugës së Arbrit, është përmbyllur. Ai do të hapet në marsin e vitit 2025, kur edhe tuneli i emergjencës të ketë përfunduar. Tuneli i Murrizit është një tub i hekurt, i armatuar në 360 gradë, jo vetëm në kupolë, por edhe në dysheme, për të krijuar qëndrueshmëri,” deklaroi Balluku.
Ajo theksoi se ndërtimi i kësaj vepre ishte i vështirë për shkak të gjeologjisë së tokës dhe hodhi poshtë zërat se qeveria ka rritur financimet për ndërtimin e saj.
“Kontrata e rrugës së Arbrit është e lidhur me çelësa në dorë dhe shteti shqiptar nuk ka shtuar asnjë qindarkë. Është e njëjta paketë financiare siç është parashikuar në nisje të punimeve,” tha Balluku.
Me një gjatësi rreth 74 km, rruga e Arbrit i ka kushtuar buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë. Ajo pritet të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës