Votim elektronik te njësia 10, qendra e bllokuar prej 45 minutash
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ishte në njësinë numër 10, aty ku dhe do të vihet në zbatim për herë të parë projekti pilot i votimit elektronik. Ai raportoi se në këtë qendër janë hasur probleme, gjë që ka sjellë dhe bllokimin e saj prej më shumë se 45 minutash.
Shkak kryesor i këtij problemi është bërë bllokimi i printerit i cili pamundëson vijueshmërinë e procesit të votimit.
Gazetari Hoxha sqaroi se në shkollën “Dora Distria”, ka pasur probleme konkretisht në qendrën e votimit 1981, ku shpjegoi dhe më detajisht si po vijon procesi i votimit.
Siç raportoi dhe gazetari i Euronews Albania në hyrje të hollit të shkollës është vendosur një pajisje e votimit dhe numërimit elektronik dhe janë persona përkatës që dinë se si funksionon ky proces që qëndrojnë në gatishmëri për t’ju shpjeguar më shumë qytetarëve rreth votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq