“Dosja 26/1”, Berisha: Është dosja e ferrit dhe tmerrit për Ramën dhe Ballën

9 Janar 2025 | 22:15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se dosja 26/1 përmban çështje në të cilat sipas tij janë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Taulant Balla.

Sipas Berishës, kjo është një dosje e cila nuk po hetohet vetëm nga SPAK, por edhe nga agjenci dhe shërbime të huaja.

“Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit Balla-Rama. Po të vini re ju edhe në konferencën e fundit, Ramës kur i thotë gazetari për dosje, i dridhet zëri, ka të tjerë më shumë se unë, tha ai. Sepse ka edhe një faktor ndërkombëtar shumë të rëndësishëm. Televizioni kombëtar belg i nxori emrin atij. Nuk ia nxori Altin Dumani emrin, por ia nxori televizioni kombëtar i Blegjikës”,-tha Berisha.

I pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli se për çfarë çështjesh bëhet fjalë në këtë dosje, ish-kryeministri tha:

“Për Ramën mund të mos ketë çështje që nuk është i përfshirë. Rama është i zhytur në gjëra nga më të pakonceptueshme. Dosja 26/1 në dijeninë time është dosja, Balla-Rama, por atë nuk e ka vetëm Dumani, e kanë disa agjenci dhe shërbime të huaja. Çështja e luftës kundër kriminalitetit është çështje e sigurisë kombëtare”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026