Kryepeshkopi Anastas Janullatos i nënshtrohet operacionit

10 Janar 2025 | 14:45

Kryepiskopi Anastas Janullatos i është nënshtruar operacionit pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ditën e sotme. Prej 1 ore Janullatos ndodhet në sallën e operacionit.

Lajmi konfirmohet nga Kisha Ortodokse për Euronews Albania.

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos i cili prej disa ditësh qëndron i shtruar në spital në Athinë është përkeqësuar.

Në një njoftim të sotëm nga spitali ku po trajtohet kryepeshkopi u bë me dije se “gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”.

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, 95-vjeç u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026