Primatët e Kishave Ortodokse në botë luten për shëndetin e Kryepeshkopit Janullatos

10 Janar 2025 | 15:30

Kryepiskopi Anastas Janullatos i është nënshtruar operacionit pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ditën e sotme. Prej 1 ore Janullatos ndodhet në sallën e operacionit. Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania nga kisha Ortodokse.

E ndërsa prej ditësh gjendj shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos nuk ka qenë e mirë, Primatët e Kishave Orthodhokse të botës janë lutur për shëndetin e tij, duke i dërguar edhe letra në të cilat i urojnë shërim të shpejtë.

Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan:

“Në këto rrethana, Ju përshëndesim vëllazërisht dhe lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë, që të mund të vazhdoni me veprat tuaja të dashura për Perëndinë, duke lavdëruar dhe falënderuar Atë që “i shëron të gjitha sëmundjet tona” (Psalmi 102:3).

Duke Ju përqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtë Fortlumturi, me puthje vëllazërore, mbetemi me dashuri dhe respekt të veçantë në Krishtin”, Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të respektuar, Vartholomeu i Konstantinopojës.

Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan:

“Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.

Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë”. Në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, më 22 dhjetor 2024. Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të Perëndimbrojtur, Theofili III, Patriarku i Jerusalemit.

Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.

Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan:

“Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshëtar,

Në këto momente sprove, i drejtojmë mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tona, që të ndihmojë mjekët t’ju lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju rikthejnë shëndetin.

Kisha Orthodhokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës vëllazërore Orthodhokse të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë suaj”. Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht, Danieli, Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune.

Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025  Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët:

“Lutemi nxehtësisht para Zotit për shërimin tuaj të shpejtë me hirin e Tij hyjnor, i cili «në dobësi përmbushet» (2 Kor. 12, 9). Perëndia i gjithëmëshirshëm, përmes ndërmjetimeve të Nënës së Tij të papërlyer, Ju dhuroftë shëndet të patundur dhe forcë, që të kapërceni me sukses këtë provë dhe të vazhdoni t’i shërbeni Kishës së shenjtë edhe në të ardhmen, si shembull për të gjithë ne, ashtu si keni bërë deri tani”.

Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues, Danieli, Patriarku i Bullgarisë.

Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026