Mbi 50 të plagosur nga përplasja e tramvajeve në Francë

12 Janar 2025 | 14:36

Dy tramvaje janë përplasur në Strasburg në Francën lindore duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, por asnjë kritik, thanë autoritetet. Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të shtunës në një tunel që të çon në stacionin qendror të trenit të qytetit.

Shërbimet e urgjencës dislokuan 130 zjarrfikës, 50 automjete shpëtimi dhe vendosën një perimetër të gjerë sigurie. Autoritet thanë se rreth 50 persona morën ndihmën e parë, kryesisht me fraktura dhe plagë nga përplasjet.

Shkaku i saktë i përplasjes ishte i paqartë, por mediat lokale raportuan se një nga tramvajet po kthehej mbrapsht në atë kohë.

Kryebashkiaku Jeanne Barseghian, e cila vizitoi vendin, e përshkroi incidentin si një “përplasje brutale” dhe shprehu mirënjohjen e saj për reaguesit e urgjencës.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale treguan dy makina tramvaji të dëmtuara rëndë, njëra prej të cilave kishte dalë nga shinat në tunel. Strasburgu, qyteti i parë i madh francez që rivendosi shërbimet e tramvajit në 1994, nuk kishte përjetuar më parë një aksident të përmasave të tilla. Autoritetet nisën një hetim për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi përplasjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026