Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë drejt Bashkimit Evropian, thotë ambasadori gjerman, Jorn Rohde. Ai thekson se vetëm vendet që e njohin njëra-tjetrën mund t’i bashkohen BE-së.
Në një intervistë, Rohde flet për konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkohë që nënvizon se pajtueshmëria e plotë me të gjitha marrëveshjet e bëra është në interesin e vërtetë të të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë.
“Në të kaluarën, dialogu solli rezultate thelbësore. Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara drejt rrugës së ardhshme të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo u bë e qartë edhe nga Këshilli Evropian në takimin e tij më 17 dhjetor 2024, nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, komisionarja e re e zgjerimit Marta Kos si dhe nga përfaqësuesja e re e lartë, Kaja Kallas”, thotë ai.
Qeveria e Kosovës nuk e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e asociacionit të hartuar nga BE-ja. Porse, ambasadori gjerman në Kosovë thotë se Draft-statuti duhet të përcillet në Kushtetuese sa më parë.
Rohde tregon se kur pritet të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për statusin kandidat për anëtarësim në BE.
“U takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të ftojnë Komisionin e BE-së që të përpunojë më tej kërkesën për anëtarësim të Kosovës. Në këtë drejtim, përparimi thelbësor në Dialogun e Normalizimit të lehtësuar nga BE-ja është vendimtar për të bindur ato shtete anëtare që nuk e njohin që ende hezitojnë. Kancelari Scholz e bëri të qartë gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd në vitin 2022: Në terma afatgjatë, vetëm vendet që e njohin njëri-tjetrin mund t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, thekson ambasadori gjerman.
Sipas ambasadorit gjerman, vetëm zgjidhjet politike garantojnë mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta