Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, exit-polet tregojnë fituesin
Sot në Kroaci u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në garë ishin presidenti aktual Zoran Milanoviq dhe Dragan Primorac.
Të dy ata kishin marrë më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve.
Sipas sondazheve të daljes të bëra nga Ipsos për televizionin kombëtar kroat, Zoran Milanoviq ka fituar 77.86% të votave, ndërsa Dragan Primorac nga HDZ përjetoi përmbytje të rëndë duke marrë vetëm 22.14 për qind.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve të tetë presidenciale që nga pavarësia, më shumë se 6.500 qendra votimi u hapën në Kroaci dhe 105 të tjera jashtë vendit, në 38 vende.
Të drejtën e zgjedhjes së presidentit e kishin 3.769.598 votues, që është rreth 7.400 votues më shumë se në raundin e parë. Raundi i dytë i zgjedhjeve u shënua me vdekjen e një votuesi dhe një pjesëmarrje të ulët, më e ulëta në raundin e dytë në 25 vjet, pasditen e së dielës vetëm 34.77 për qind e votuesve (1.154.438) kishin votuar.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta