Makinat e vjetra drejt ndalimit, s’do lejohen importet e mjeteve para vitit 2011

14 Janar 2025 | 14:59

Makinat me moshë më të madhe se 15 vjet nuk do të lejohet të futen në Shqipëri. Vendimi pritet të merret këtë vit, si pjesë e kufizimeve për ndotjen e mjedisit dhe sigurisë rrugore.

Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian, nga “Euro 4” që aktualisht është në fuqi.

Ky kod lidhet me nivelin e ndotjes dhe një vendimmarrje për këtë standard do të përkonte me ndalimin e importit të makinave që janë prodhuar para vitit 2011.

Vitin e kaluar, Drejtoria e Transporteve regjistroi 100,000 makina, të cilat hynë në vendin tonë nga 81 shtete, dhe më shumë se 33 mijë përkonin me kategorinë mjedisore Euro 4, ndërsa 22 mijë ishin me moshë më të madhe se 15 vjet.

Nisma për të ndaluar makinat e vjetra nuk është vendase, por ajo është kërkesë për zbatimin e politikave ndërkombëtare të klimës, njëkohësisht edhe të sigurisë në rrugë, pasi me vazhdimin e qarkullimit të tyre rriten edhe gjasat për aksidente.

Në rajon, këtë vit Mali i Zi vendosi që të ndalojë futjen e makinave të prodhuara para 15 vjetëve, ose para vitit 2009, ndërsa Kosova, me ligj të miratuar në vitin 2017, nuk lejon importin e mjeteve më të vjetra se 10 vjet. Pra, në shtetin fqinj, nga 1 janari ndalohet të futen makinat e prodhuara para vitit 2015.

Në vendet e rajonit, mosha mesatare e makinave është 18 vjet, ndërsa në Bashkimin Europian 12.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet më 6 korrik. Seanca pritet të mbahet në orën 10:00. Mësohet se SPAK ka thirrur si...
12:13 | 22/06/2026

Aksident në Mjekës të Elbasanit, makina humbet kontrollin dhe përplaset me autobusin. Policia në vendngjarje (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në Mjekës të Elbasanit. Sipas raportimeve paraprake, një mjet tip Opel ka humbur kontrollin dhe është...
12:04 | 22/06/2026

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, tensione mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe sigurisë së  firmës tjeter

Një situatë e tensionuar është regjistruar në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku është raportuar një përplasje mes punonjësve të kompanisë së biznesmenit Behgjet Pacolli,...
11:39 | 22/06/2026