Basha: Sot është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare, dilni dhe votoni masivisht
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha një orë përpara mbylljes së procesit të votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende që të shkojnë dhe të votojnë.
“Kemi një orë mundësi për të votuar. Nëse nuk keni votuar akoma, merreni këtë mundësi dhe votoni. Dilni nga shtëpitë tuaja, votoni, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh z. Basha.
Lulzim Basha falënderoi personat që kanë votuar, ndërsa u bëri thirrje që të nxisin edhe ata që nuk kanë votuar ende.
“Nëse keni votuar, ju faleminderit, trokisni në një derë të dikujt që nuk ka votuar, merreni kërkojini të bëjë detyrën ndaj fëmijëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, tha kreu i PD-së.
Basha e cilësoi ditën e sotme si një ditë të mrekullueshme për demokracinë shqiptare, ku edhe përsëriti thirrjen për të votuar.
“Është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare, është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një shtëpi të shpresës dhe të ardhmes për të gjithë shqiptarët. Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë, dilni masivisht dhe votoni”, tha z Basha
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq