Trump njofton plane për krijimin e një agjencie të re për mbledhjen e tarifave

15 Janar 2025 | 08:54

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të martën planet për të krijuar një agjenci të re të quajtur Shërbimi i të Ardhurave të Jashtme për të mbledhur tarifa nga vendet e tjera.

“Ne do të fillojmë të vendosim tarifa ndaj atyre që përfitojnë nga tregtia me vendin tonë, ata do të fillojnë të paguajnë”, tha zoti Trump të martën në rrjetin e tij social Truth Social. Ai e krahasoi agjencinë e re me agjencinë aktuale të vendint për mbledhjet e taksave.

Krijimi i një agjencie të re kërkon një akt të Kongresit dhe republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Presidenti i zgjedhur Trump, i cili është zotuar të zvogëlojë qeverinë, dëshiron të krijojë një agjenci të re për të kryer funksione që tashmë i kryejnë agjencitë ekzistuese, duke përfshirë Departamentin e Tregtisë, Doganën dhe Patrullën Kufitare, të cilat mbledhin detyrime dhe të ardhura nga vendet e tjera.

Zoti Trump ka zgjedhur dy sipërmarrës të njohur për të udhëhequr Departamentin e tij të Efikasitetit të Qeverisë

Miliarderi Elon Musk dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy po udhëheqin përpjekjet ambicioze të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë për të zvogëluar qeverinë federale dhe për të pakësuar shpenzimet e saj.

Nga ana tjetër, ligjvënësit demokratë kritikuan menjëherë planin e zotit Trump për krijimin e agjencisë për mbledhjen e tarifave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026