Kryediplomati rus sinjalizon gatishmërinë për propozimet e Trumpit për Ukrainën

14 Janar 2025 | 15:20

Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe këshilltarët propozimet për të zgjidhur luftën në Ukrainë, duke thënë se administrata e re amerikane “ka nisur të pranojë realitetet në terren”.

Këto deklarata Sergei Lavrov i bëri gjatë një konference vjetore për mediat më 14 janar. Edhe më herët, zyrtarë të lartë rusë kanë bërë deklarata lidhur me propozimet potenciale për armëpushim në konfliktin, që muajin e ardhshëm shënon përvjetorin e tretë.

Trump ka thënë se dëshiron të takohet direkt me presidentin rus, Vladimir Putin, për të tentuar që ta zgjidhë luftën, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 1 milion trupa në dy anët.

Rusia, trupat e së cilës aktualisht kanë nën kontroll rreth 20 për qind të territorit ukrainas, e ka justifikuar pushtimin e saj të plotë të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, duke përdorur një sërë arsyetimesh të ndryshme, përfshirë parandalimin që Kievi të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

“Ne do të presim për iniciativa specifike. Presidenti Putin ka thënë në shumë raste se është i gatshëm të takohet, por ende nuk janë bërë propozime”, tha Lavrov gjatë konferencës për media që zgjati tri orë.

“Presidenti Trump po ashtu tha se Putini dëshiron të takohet dhe ai beson se duhet të takohen, por fillimisht Trump duhet të marrë detyrën”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, me mbërritjen e tij në Ankara kërkoi që aleatët të paraqesin “plane të qarta, konkrete dhe të besueshme”...
16:14 | 06/07/2026

Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik

Microsoft do të shkurtojë rreth 4,800 vende pune, ose rreth 2.1% të fuqisë së tij punëtore globale, duke iu bashkuar valës së largimeve nga puna...
16:10 | 06/07/2026

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në një konferencë për shtyp pas mbërritjes në Ankara ku do mbahet samiti me liderët e...
16:06 | 06/07/2026