Gazetarja: Meloni është urë lidhëse mes Ramës dhe Donald Trump

15 Janar 2025 | 19:29

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.

Rama i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot 48-vjetorin.

Gazetarja Alba Kepi tha në emisionin People në Euronees Albania se Rama është duke u bërë show në takime ndërkombëtare për t’u ndjerë protagonist, ndërsa në rastin e Melonit po e shfrytëzon për të arritur qëllimet e tij në raport e faktorin ndërkombëtar.

Sipas saj, Meloni mund të shërbejë si një urë lidhëse me Ramës dhe presidentit të ri të SHBA Donald Trump me të cilin kjo e fundit ka miqësi të fortë.

“E kam parë si një qasje për të qenë protagonist. Së dyti faktori ndërkombëtar, është në sytë e të gjithëve miqësia që Meloni ka me Donlad Trump, dhe mendoj se edhe në ketë lloj show është edhe një favor që mund t’i kërkoj në të ardhmen nëse ai do të ketë nevojë për SHBA. Meloni është etiketuar nga Trump si urë lidhëse, pa dyshim që nëse do të ketë nevojë, Rama do kërkojë ndihmë te mikesha e tij Meloni”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026