Papa Françesku rrëzohet për herë të dytë brenda muajit, lëndon krahun

17 Janar 2025 | 08:27

Papa Françesku u rrëzua të enjten dhe lëndoi krahun e djathtë, njoftoi Vatikani, vetëm disa javë pasi një tjetër rënie duket se rezultoi me një mavijosje të rëndë në mjekër.

Papa Françesku nuk e ka thyer krahun, por krahu iu lidh me fasho si masë paraprake, tha zëdhënësi i Vatikanit në një deklaratë.

Më 7 dhjetor, Papa goditi mjekrën në komodinën e tij në një rënie që duket se shkaktoi një mavijosje të madhe.

Papa 88-vjeçar, i cili është përballur me probleme shëndetësore, përfshirë periudha të gjata të bronkitit, shpesh duhet të përdorë një karrige me rrota për shkak të gjunjëve të dobët. Ai përdor një shkop kur lëviz nëpër apartamentin e tij në hotelin Santa Marta të Vatikanit.

Vatikani tha se rënia e së enjtes ndodhi gjithashtu në Santa Marta dhe Papa më vonë u pa në audiencë me krahun e djathtë të lidhur. Në një nga takimet, Papa Françesku kërkoi falje që përdori dorën e majtë për një shtrëngim duarsh kur përshëndeti kreun e fondit të OKB-së për zhvillimin e bujqësisë, Alvaro Lario.

“Këtë mëngjes, për shkak të një rënieje në Casa Santa Marta, Papa Françesku pësoi një nxirje në parakrahun e djathtë, pa ndonjë frakturë. Krahu është imobilizuar si masë paraprake”, thuhet në njoftim.

Spekulimet për shëndetin e Papa Françeskut janë të vazhdueshme në qarqet e Vatikanit, veçanërisht pasi Papa Benedikti XVI theu traditën 600-vjeçare dhe dha dorëheqjen në vitin 2013. Ndihmësit e Papa Benediktit ia atribuojnë vendimin një rënieje natën që ai pësoi gjatë një udhëtimi në Meksikë në vitin 2012, pas së cilës ai vendosi se nuk mund t’i përmbushte më kërkesat e detyrës në mbarë globin.

Papa Françesku ka thënë se nuk ka në plan të japë dorëheqjen së shpejti, megjithëse Papa Benedikti “e ka çelur derën” tashmë për këtë mundësi. Në autobiografinë e tij “Shpresë” të publikuar këtë javë, Papa Françesku thotë se nuk e kishte menduar të jepte dorëheqjen as kur pati një operacion më të madh në zorrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026