Australian Open: Avancojnë më tej Alcaraz e Djokovic, bind edhe gjermani Zverer

17 Janar 2025 | 13:56

Favoritët për fitimin e Australian Open nuk kanë zhgënjyer në fazën e 1/16 të kompeticionit, duke kaluar pa problem më tej. Emra si Djokovic, Zverer dhe Alcaraz mposhtën lehtësisht kundërshtarët e tyre, duke u konfirmuar si kandidatët kryesorë për të shkuar deri në fund të garës. Spanjolli Alcaraz dhuroi spektakël ndaj Borges, duke e mposhtur këtë të fundit me shifrat 3-1. Seti i parë u mbyll 2-6 dhe i dytë 4-6 në favor të Alcaraz, ndërsa në setin e tretë, portugezi Borges reagoi dhe triumfoi 7-6. Seti final u fitua nga numri 3 i botës, i cili avancoi më tej.

Dy rivalët e tjerë fituan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj kundërshtarëve të tyre, në një dominim absolut. Novak Djokovic fitoi ndaj cekut Mahac, ndërsa Zverer fitoi ndaj tenistit britanik Fernlej. Sa i përket fazës tjetër, serbi përballet me një njohje të vjetër si Lehecka, ndërsa francezi Humbert pret Alex Zverer.

Këto duele do të luhen më 19 janar, ndërsa më herët do të zhvillohen disa sfida të tjera që do të konfirmojnë emrat e atyre që avancojnë në fazën e 1/8 të kompeticionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026