Armëpushimi nis mëngjesin e së dielës. Izraeli, sulme deri në minutën e fundit

18 Janar 2025 | 17:28

Armëpushimi në Gaza do të nisë të dielën në 08 e 30, me orën lokale, ose 7 e 30 me orën tonë. Lajmin e kanë bërë të ditur negociatorët e procesit të paqes për mediat ndërkombëtare.

Gjithçka vjen pasi qeveria në Izrael aprovoi zyrtarisht marrëveshjen në orët e vona të së premtes, duke i hapur rrugë shkëmbimit të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë.

Armëpushimi u njoftua ditën e mërkurë, por që prej atëherë palestinezë të shumtë janë vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite. Sipas autoriteteve të lëvizjes së Hamasit, bilanci aktualisht flet për 122 të vdekur.

Zëdhënësi Mahmoud Basal deklaroi se mes viktimave përfshihen 33 fëmijë dhe saktësoi se mbi 270 persona të tjerë janë plagosur në të njëjtën periudhë.

Mëngjesin e së shtunës, agjencia e lajmeve “Wafa” raportoi se 5 persona ishin vrarë në një sulm izraelit, të kryer natën e së premtes në lokalitetin Al Kararra, në jug të enklavës palestineze.

Konflikti në Gaza lindi pas sulmit të 7 tetorit 2023, kur militantët e Hamasit hynë në Izrael dhe vranë rreth 1.200 persona dhe morën peng mbi 250 të tjerë.

Sulmi shkaktoi ofensivën masive izraelite ndaj Gazës, gjatë të cilës janë vrarë mbi 46 mijë e 800 palestinezë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit

Një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur dhe po pret avionë amerikanë që transportojnë ndihma humanitare, tha të martën një zyrtar i lartë amerikan,...
20:26 | 27/06/2026

Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok

Italia dhe Franca kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi të BE-së për të ndaluar hyrjen në bllok të ish-luftëtarëve rusë. Masa është pjesë e një...
19:54 | 27/06/2026

Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, të shtunën. Kërkimet...
19:33 | 27/06/2026