Shtyhet armëpushimi, të paktën 8 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

19 Janar 2025 | 09:55

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se emrat e tri pengjeve nuk u dorëzuan me kohë, në mënyrë që armëpushimi të hynte në fuqi në 08:30, sipas kohës lokale. Ai tha se ushtria izraelite ka vazhduar “sulmet, edhe tani po kryen sulme, brenda Gazës” dhe do të sulmojë derisa Hamasi të respektojë marrëveshjen.

Më vonë, ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një sërë caqesh të Hamasit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se të paktën tetë persona u vranë mëngjesin e 19 janarit.

Hamasi tha se për “arsye teknike në terren” nuk arriti që me kohë të dorëzojë emrat. Përmes një deklarate, grupi radikal palestinez tha se është i përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit që u arrit më herët gjatë kësaj jave.

Një zyrtar izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se ndërmjetësit kanë ofruar siguri se lista me emrat e pengjeve do të dorëzohej dhe marrëveshja e armëpushimit ende është e vlefshme, edhe pse ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi.

Ndërkaq, Izraeli njoftoi se ka arritur të tërheqë trupin e Oron Shaul, një ushtar që ishte vrarë në luftën Izrael-Hamas më 2014. Trupat e Shaulit dhe ushtarit tjetër, Hadar Goldin, kishin qenë në Gazë edhe pas përfundimit të luftës më 2014.

Armëpushimi i planifikuar, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026