Vota e diasporës, aktivisti: Ja pse emigrantët kanë probleme me sistemin e aplikimit
Alban Nelaj, është studiues i politikave publike, njëkohësisht aktivist i diasporës dhe emigrant që ka tentuar të aplikojë që në momentet e para kur sistemi është hapur rreth 7 ditë më parë.
i ka folur rreth pengesave që ka hasur nga sistemi i KQZ-së, sistem i cili e ka bërë të pamundur për shumë njerëz aplikimin sa i përket votës së diasporës.
“Sa i përket aplikimit që kam bërë dhe sistemit, mendoj se ka qenë e lehtë për ta gjetur se ku bëhej, mjafton në google të shkruash KQZ al, ku ka një seksion për votimin nga jashtë. Për të krijuar një llogari në PER pra në sistemin e KQZ-së, është e thjeshtë por në rasti tim hasa vështirësi. Nuk arrita dot ta vazhdoja më tej procesin.
Kjo ndodhi tek hapi i dytë pas krijimit të llogarisë i cili ëshë krijimi i një profili. Profili ka të bëjë me personin që hapë llogarinë, duhet futur emri dhe mbiemri duke vijuar më pas me një foto të vetes para të dhënave personale. Mua më dështoi tek pjesa e fotos pasi më bëntë ‘error’ dhe ishte e pamundur për të vazhduar më tej”, tha aktivisti i diasporës.
Ai shpjegon më tej se nuk kishte detaje apo informacion nga KQZ për të kaluar këtë hap në aplikacion.
“Aty vetëm tregon se duhet të qëndroni me fytyrë, mbrapa këshillohet që të ketë një sfond të bardhë. Edhe pse e provova në disa mënyra nuk funksionoi. Mendoj se ka qenë fakti se sistemi i KQZ nuk ka qenë gati ditën që nisën aplikimet, nuk ka qenë i testuar ashtu siç duhet.
Kam kuptuar se në një komunikim me shumë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ishin të shumtë ata që kishin probleme nga të gjitha llojet, probleme të cilat dukeshin si teknike, që nga pamundësia për të krijuar një profil deri tëk të dhënat personale që rezultonin gabim. Mesa duket ishte një dështim nga ana e KQZ-së.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta