Kush janë miliarderët e fuqishëm që iu bashkuan meshës para-inaguruese të Trump

20 Janar 2025 | 16:37

Në kuadër të festimeve para inaugurimit, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë të hënën në meshën traditë në Kishën e Shën Gjonit, ku morën pjesë disa nga emrat më të njohur të teknologjisë dhe biznesit global.

Mes të pranishmëve u panë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, drejtuesi i Meta, Mark Zuckerberg, udhëheqësi i Apple, Tim Cook, dhe CEO i Google, Sundar Pichai. Ata u bashkuan me figura të tjera të shquara, si manjati i medias Rupert Murdoch, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino dhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson.

Pjesëmarrja e personaliteteve të teknologjisë përfshinte gjithashtu shefin ekzekutiv të TikTok-ut, Shou Zi Chou, CEO-n e OpenAI, Sam Altman, dhe udhëheqësin e Uber, Dara Khosroëshahi. Elon Musk, drejtuesi i SpaceX dhe Tesla, një mbështetës i rëndësishëm financiar i fushatës së Trump-it me një kontribut prej 300 milionë dollarësh, ishte gjithashtu i pranishëm.

Pjesëmarrja e drejtuesve të mëdhenj në ceremoninë e inagurimit të Trump vjen si një kthesë befasuese, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara që këto kompani kishin me administratën e mëparshme të Trump. Kritikët kanë ngritur shqetësime për qëllimet e këtij afrimi, duke sugjeruar se drejtuesit mund të kërkojnë të zbusin politikat e ardhshme rregullatore që prekin industritë e tyre.

Senatorët demokratë Elizabeth Ëarren dhe Michael Bennett, në një letër të hapur javën e kaluar, i akuzuan këta drejtues për përpjekje për të blerë favore nga administrata e ardhshme.

Megjithatë, afrimi i Trump me këta drejtues nuk është mirëpritur nga të gjithë në orbitën e tij. Ish-këshilltari strategjik i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, e kritikoi hapur Elon Musk, duke e cilësuar si një “oligark të lig” dhe duke theksuar se lëvizja do të mund të shkaktonte pakënaqësi brenda bazës politike të Trump-it.

Pavarësisht kritikave, Presidenti i zgjedhur duket se po “kënaqet” me miqësitë e reja. Në një postim të muajit të kaluar, Trump deklaroi me entuziazëm: “Të gjithë duan të jenë miqtë e mi!”

Ceremonia e inaugurimit pritet të zhvillohet në Kapitol, ku Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026