Do firmosë 200 urdhra ekzekutivë, planet “blic” të Trump ditën e marrjes së detyrës

20 Janar 2025 | 14:26

Në prag të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump premtoi se do të veprojë me një shpejtësi dhe forcë historike, për të nënshkruar një seri urdhrash ekzekutivë.

Presidenti republikan premtoi se do të veprojë në mënyrë të njëanshme për një seri çështjesh, duke përdorur kompetencat presidenciale për të nisur operacionet e dëbimit në masë të emigrantëve, si dhe për të zhbërë rregullat dhe programet për klimën dhe diversitetin.

Në tërësi Trump pritet të nënshkruajë mbi 200 urdhra ekzekutivë, të cilët janë ligjërisht të detyrueshëm që të zbatohen, si dhe disa direktiva presidenciale si shpalljet, që zakonisht nuk janë të tilla.

Kreu i shtetit ka premtuar se urdhrat ekzekutivë në fjalë do të promovojnë programet mbi inteligjencën artificiale, do të vënë në dispozicion të publikut të dhënat mbi vrasjen e John F Kennedy në 1963, do të udhëzojnë ushtrinë të krijojë një mburojë anti-raketë të tipit Kupola e Hekurt, si dhe do të eliminojnë diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në radhët e forcave të armatosura.

Miliarderi i pasurive të patundshme u tha gjithashtu mbështetësve se do të ndalojë gratë transgjinore që të garojnë në disiplinat sportive dhe se do t’ua kthejë kontrollin e arsimit shteteve amerikane.

Trump pritet gjithashtu t’i japë zgjidhje çështjes së emigracionit, por ekspertët thonë se premtimi i tij për të dëbuar miliona emigrantë të paligjshëm do të hasë në pengesa të shumta logjistike dhe do të kushtojë miliarda dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026