Donald Trump, do të betohet këtë të hënë për një mandat të dytë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për herë të parë, ky inaugurim do të jetë ndryshe nga ceremonitë tradicionale, duke u shoqëruar me një prani të liderëve të huaj, përfshirë aleatët e ngushtë të Trump, por dhe disa nga “rivalët” e tij. Të paktën shtatë krerë shtetesh dhe dy ish-udhëheqës janë ftuar për të marrë pjesë. Sipas Reuters, pritet që rreth 500,000 të ftuar të jenë të pranishëm në këtë ceremoni.
Ndryshimet në Ceremoninë e Inaugurimit
Trump po thyen traditën amerikane, pasi inaugurimet tradicionale të presidentëve amerikanë kanë qenë çështje të brendshme, me pjesëmarrje kryesisht të zyrtarëve amerikanë, krerëve të kaluar të shteteve dhe personazheve të tjerë publikë në SHBA. Në këtë ngjarje të veçantë, Trump ka ftuar një numër të madh liderësh botërorë, shumica e të cilëve janë konservatorë dhe të krahut të djathtë, duke bërë që ceremonia të ketë një dimension ndërkombëtar.
Kush janë liderët që janë ftuar?
Disa liderë të krahut të djathtë, populistë dhe aleatë të Trump, janë ftuar të marrin pjesë në inaugurimin e tij. Ata janë:
- Javier Milei, president i Argjentinës, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Milei është mik i ngushtë i Trump dhe është mirëpritur më herët në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.
- Xi Jinping, presidenti i Kinës, është ftuar nga Trump, por ai do të përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Han Zheng.
- Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë dhe udhëheqëse e partisë të ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”.
- Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, një aleat i ngushtë i Trump është i ftuar gjithashtu, por nuk do të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të tjera.
- Daniel Noboa, presidenti i Ekuadorit, ka konfirmuar se do të udhëtojë për të marrë pjesë.
- Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit, ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.
- Jair Bolsonaro, ish-presidenti i Brazilit, i njohur si “Trump i Tropikëve”, është gjithashtu i ftuar, por nuk do të mund të udhëtojë për shkak të konfiskimit të pasaportës së tij nga autoritetet në Brazil
Kush nuk është ftuar?
Ndryshe nga herët e tjera, disa liderë të rëndësishëm ndërkombëtarë, nuk janë ftuar. Ata janë:
- Emmanuel Macron, president i Francës.
- Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
- Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Europian.
- Olaf Scholz, presidenti i Gjermanisë, nuk do të marrë pjesë, ndërkohë që Alice Weidel, udhëheqëse e partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, është e ftuar.
Gjithashtu bëhet me dije se shumë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk janë të ftuar.
Në disa shtete, ceremonitë e inaugurimeve po bëhen gjithashtu më ndërkombëtare. Për shembull, në Indinë e vitit të kaluar, presidenti Narendra Modi kishte ftuar rreth 9,000 të ftuar, duke përfshirë shumë liderë nga vendet e Oqeanit Indian. Po ashtu, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, priti 34 liderë botërorë në ceremoninë e tij të betimit.
Inagurimi ndryshe i Trump, i shoqëruar me një numër të madh liderësh të huaj, do të jetë një reflektim i qëndrimeve të tij politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare që ai ka ndërtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Do firmosë 200 urdhra ekzekutivë, planet “blic” të Trump ditën e marrjes së detyrës
- Trump zotohet të publikojë dosjet e vrasjes së John F. Kennedy