Trump do të shpallë emergjencën kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të shpallë një “emergjencë kombëtare” në kufirin SHBA-Meksikë.
Të gjitha hyrjet e paligjshme të imigrantëve “do të ndalohen menjëherë”, tha ai, duke shtuar se Qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminelë” në vendet nga kanë ardhur.
Në fjalimin e parë të mbajtur si presidenti i 47 i SHBA pas betimit në Capitol, Trump parashtroi një sërë urdhrash ekzekutivë që synojnë të ndryshojnë shpejt politikat e administratës Biden.
Si pjesë e planeve të tij, Trump do të urdhërojë gjithashtu të rifillojë ndërtimi i murit kufitar dhe që disa organizata kriminale të caktohen zyrtarisht si terroriste të huaja.
Gjatë fushatës, Trump u zotua të mbyllë atë që ai i quajti politikat e “kufijve të hapur” të Joe Biden.
Në një seri telefonatash me gazetarët të hënën në mëngjes, zyrtarët e ardhshëm të administratës Trump përshkruan dhjetëra urdhra ekzekutivë që presidenti i zgjedhur kishte planifikuar të merrte kur të merrte zyrtarisht detyrën, duke përfshirë 10 të fokusuara në atë që një zyrtar e përshkroi si “politika e imigracionit me sens të përbashkët”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta