Trump e mban premtimin, firmos urdhrin që shtyn mbylljen e Tik Tok

21 Janar 2025 | 11:33

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar në ditën e parë në detyrë një urdhër ekzekutiv që vonon për 75 ditë zbatimin e ndalimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara, duke e shtyrë efektin e ligjit që kishte kaluar në Kongres dhe ishte nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden.

Ky ligj kërkonte që, duke filluar nga data 19 janar, TikTok të ndalohej në SHBA, përveç nëse kompania pranohej të shiste një pjesë të pronësisë tek një blerës amerikan ose aleat i SHBA-së.

Vendimi i Trump vjen pas një premtimi të tij të bërë në platformën Truth Social, ku ai deklaroi se do të nënshkruante një veprim ekzekutiv për të ndaluar zbatimin e ligjit. Kjo masë ka mundësuar që TikTok të rikthehet në funksion pas një ndërprerje të përkohshme, e cila ka zgjatur rreth 14 orë.

Përmes urdhrit ekzekutiv, Trump ka kërkuar që administrata e tij të ketë më shumë kohë për të vlerësuar mënyrat e mundshme për të adresuar shqetësimet lidhur me sigurinë kombëtare, duke shmangur mbylljen e papritur të një platforme që ka miliona përdorues amerikanë. Megjithatë, e ardhmja e TikTok në SHBA mbetet e paqartë, pasi nuk dihet ende nëse pronari i platformës, ByteDance, do të pranojë të shesë pjesë të aksioneve tek një blerës amerikan, edhe nëse një marrëveshje e tillë ndërmjetësuar nga Trump mund të realizohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026