Mes urdhrave ekzekutivë, Trump fal 1,500 persona të lidhur me sulmin e Kapitolit
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të rikthimit të tij në detyrë, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për faljen e 1,500 personave të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Ky veprim përmbushi një premtim të rëndësishëm të bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.
Gjatë një ceremonie në Zyrën Ovale, Presidenti Trump njoftoi gjithashtu uljen e dënimeve për 14 persona të përfshirë në akte të dhunshme gjatë sulmit. Mes të falurve janë figura kyçe të organizatave të ekstremit të djathtë, si “Proud Boys” dhe “Oath Keepers”, të cilët aktualisht po vuajnë dënime për rolin e tyre në ngjarjet e dhunshme.
Trump ka argumentuar se të akuzuarit u trajtuan padrejtësisht nga sistemi ligjor dhe ka theksuar nevojën për drejtësi ndaj tyre.
Sa i pwrket nddryshimeve të tjera madhore në politikë, në të njëjtën ditë, Presidenti Trump nënshkroi nëntë urdhra ekzekutivë, përfshirë: Tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar nga republikanët si një politikë që dëmton bizneset dhe ekonominë amerikane; Pezullimin e përkohshëm të punësimeve në qeverinë federale, përjashtuar ushtrinë; Anulimin e 78 urdhrave ekzekutivë të administratës Biden, përfshirë rregullore të lidhura me emigracionin dhe ndryshimet klimatike.
Trump dhe republikanët argumentojnë se rregulloret federale dhe politikat e administratës së mëparshme po dëmtonin zhvillimin ekonomik dhe po krijonin pengesa për bizneset amerikane.
Këto veprime shënojnë një kthesë të fortë në politikat e administratës Trump, duke e pozicionuar atë në qendër të debatit politik për klimën, drejtësinë dhe ekonominë amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump