Studentët italianë varin kokëposhtë kukullën me imazhin e Elon Musk

21 Janar 2025 | 19:36

Studentët italianë nga radhët e organizatave të majta kanë varur sot një kukull me imazhin e miliarderit amerikan Elon Musk në sheshin Loreto në Milano, në vendin ku trupi i pajetë i liderit të vrarë fashist Benito Mussolini u ekspozua në mënyrë të ngjashme në vitin 1945.

Sipas mediave italiane ky reagim i studentëve vjen pasi shefi i Tesla, X dhe SpaceX, i vendosur të bashkëdrejtojë një departament të ri të efikasitetit të qeverisë për Trump, bëri dy përshëndetje të forta në Capitol Arena pas fjalimit inaugurues të Trump për mandatin e tij të dytë.

Duke iu përgjigjur një stuhie kritikash për dy gjestet, Musk tha “Sinqerisht, ata kanë nevojë për truke të pista më të mira. Sulmi ‘të gjithë janë Hitleri’ është shumë i lodhur”.

Pasi e lidhën manekinin përmbys në sheshin famëkeq milanez, kolektivi studentor ‘Cambiare rotta’ (Ndrysho kursin) tha në rrjetet sociale: “Ka gjithmonë vend në Piazzale Loreto, Elon…”.

Manekini, e bërë me një thes dhe me fytyrën e miliarderit të prerë dhe të mbërthyer, ishte varur me kokë poshtë në një portë në Piazzale Loreto.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026