Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët  

22 Janar 2025 | 20:21

Pentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e deri në 1.500 trupave aktive për të ndihmuar në sigurinë e kufirit jugor, thanë zyrtarët amerikanë. Ky vendim është në kuadër të zbatimit të planeve që presidenti Donald Trump i ka shpalosur në urdhrat ekzekutivë të nënshkruar pasi mori detyrën, që synojnë të luftojnë imigrimin e paligjshëm.

Sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Robert Salesses, pritet që gjatë të mërkurës të nënshkruajë urdhra për dislokimin e ushtarëve, por ende është e paqartë se kur ushtarët do të dislokoheshin dhe nëse numri i përgjithshëm i tyre mund të ndryshojë.

Zyrtarët që njoftuan për këtë çështje folën në kushte anonimiteti, për shkak se njoftimi për dislokimin e ushtarëve ende nuk është bërë publik, raporton AP.

Forcat aktive do t’iu bashkoheshin afër 2.500 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare amerikane dhe Forcave Rezervë që aktualisht gjenden në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës. Në kufi aktualisht nuk ka trupa aktive.

Forcat pritet të përdoren për të mbështetur agjentët e patrullimit kufitar, me logjistikë, transport dhe ndërtimin e barrierave. Ata kanë bërë detyra të ngjashme në të kaluarën, kur Trump dhe ish-presidenti Joe Biden, kishin dërguar trupa aktive në kufi.

Sipas ligjit në SHBA, trupave u ndalohet që të kryejnë detyrat e organeve ligjzbatuese në kufi, por kjo mund të ndryshojë. Përmes urdhrave ekzekutivë, Trump ka udhëzuar sekretarët e ardhshëm të Mbrojtjes dhe të Brendshëm që të raportojnë brenda 90 ditësh nëse ata mendojnë se ligji i vitit 1807 duhet të shfuqizohet. Nëse ndodh kështu, atëherë trupat mund të përdoren për detyra civile të organeve të zbatimit të ligjit në tokën amerikane.

Trump sapo mori detyrën ka treguar se planifikon të përdorë ushtrinë përgjatë kufirit. Në një ndër urdhrat e parë të hënën, Trump udhëzoi sekretarin e Mbrojtjes që të paraqesë një plan për kufirin dhe si të luftohet “imigrimi masiv i paligjshëm”.

Gjatë fjalimit në ceremoninë e inaugurimit si president, Trump deklaroi se “do të shpall gjendje të emergjencës kombëtare në kufirin tonë jugor. Hyrjet e paligjshme do të ndalen menjëherë dhe do të nisë procesi i kthimit të miliona e miliona kriminelëve pa dokumente në vendet prej nga erdhën”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026