Ambasadorja e SHBA dhe kreu i KQZ zbresin në terren: Numëruesit të bëjnë punën e tyre
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zbritur sërish në terren, konkretisht në Qendrën e Votimit në “Vasil Shanto” në kryeqytet.
Kryediplomatja amerikane ishte e shoqëruar nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe prej andej tha se numëruesit duhet të bëjnë detyrën e tyre.
“Ne do ta shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Dhe unë besoj se do ta bëjnë”, theksoi ambasadorja e SHBA.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se kushdo qoftë humbësi duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.
“Kjo tregon interesin e SHBA-ve, miqtë tanë e kanë kuptuar se sa e rëndësishme janë zgjedhjet për demokracinë dhe integrimin.Rezultati duhet pranuar nga humbësi, kushdo qoftë ai. Falënderoj miqtë e Shqipërisë, të cilët kanë treguar mbështetjen për procesin zgjedhor”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
Pas shkollës “Vasil Shanto”, ambasadorja Yuri Kim ka shkuar edhe në ambientet e “Shkollës së Kuqe”, ndërsa shtoi se SHBA ka qenë dhe do jetë në mbështetje të interesit të qytetarëve shqiptarë.
“Procesi i numërimit ka filluar për zgjedhjet në Shqipëri. Me kreun e KQZ-së vizitova qendrat e numërimit në Vasil Shanto & Shkolla e Kuqe. Punë të mbarë dhe FLM [faleminderit] për të gjithë sportelet dhe stafin që punon gjatë gjithë natës. Le të presim të gjithë me durim rezultatet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë me ju deri në fund”, shkruan ambasadorja Kim.
Counting process has begun for 🇦🇱 elections. With @KQZShqiperi @ICelibashi, I visited the counting centers at Vasil Shanto & Shkolla e Kuqe. Punë të mbarë & FLM to all counters & staff working through the night. Let’s all patiently await the results. 🇺🇸 will be w/you to the end!
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 25, 2021
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq