Të dyshuar për masakrën e Dobraçit, dorëzojnë armët Troshani dhe Sakica

24 Janar 2025 | 13:07

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica që u vetdorzuan dy ditë më parë në policinë e Shkodrës kanë dorëzuar dhe dy armë zjarri. Sipas burimeve te Euronews Albania Sakicaj ka dorëzuar një pistoletë  ngjyrë të zezë me mbishkrim Glock me krehër në  dukje armë zjarri.

Po te njëjtat burime bëjnë me dije se edhe shtetasi Samuel Troshani dorëzoi një  armë  zjarri në dukje kallashnikov me dy krehera të lidhur me njeri tjetrin. Këto armë zjarri janë dërguar në laboratorin e policisë shkencorë për ekzaminim.

Burime shtojnë se këto armë zjarri dyshohet se janë të kategorisë sportive dhe jo në gjendje teknike për të kryer qitje municioni.

Dy personat janë me masë sigurie për një sherr të ndodhur në Shkodër ku u dhunua Vladimir Bruçi dhe pritet të dalin para Gjykatës se Shkodrës.

Ata janë marrë në pyetje edhe për masakrën e Dobraçit por kane mohuar përfshirjen duke patur edhe alibi për vendodhjen e tyre ditën e ngjarjes.

Kujtojmë se atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor.

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026