Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Baba Mondi: Kontribuoi në harmoninë fetare
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, duke vlerësuar veprën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ringritjen e Kishës Ortodokse dhe harmoninë e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
“Bismilahi Rramani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
“Me hidhërim të thellë, mora lajmin e hidhur të kalimit nga kjo jetë e përkohshme të vëllait tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të vështira, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
“Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë për veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës dhe për bashkëpunimin e ngushtë me të, për promovimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe më gjerë. Kujtimi i Tij do të mbetet gjithmonë një burim mirësie për miliona besimtarë ortodoksë, kudo që ndodhen në botë.”
Kryegjyshi Botëror gjithashtu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, duke theksuar se:
“Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë. Të prehet në paqen e merituar!”
Kjo humbje e rëndë i vjen si një dhimbje e madhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan veprën e Kryepeshkopit Anastas, një njeri i devotshëm që dha shumë për forcimin e lidhjeve të bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta